Kthimi i qenit robot: Sony zhvillon versionin e ri Aibo

Teknologji

Kthimi i qenit robot: Sony zhvillon versionin e ri Aibo

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 14:19
Qeni robot

Nëse i adhuroni qentë dhe nuk keni kohë t’i shëtisni për shkak të obligimeve tuaja të shumta, Sony ka një zgjidhje për juve.

Bëhet fjalë për gjeneratën më të re të qenit robot. Qeni i parë  Aibo është prezantuar kah fundi i viteve të nëntëdhjeta, në mënyrë që në vitin 2006 të heqin dorë nga zhvillimi i mëtejmë dhe u fokusua në prodhime tjera.

Por, tash Sony iu kthehet robotëve dhe tash do të zhvillojë origjinalin Aibo, përfshirë edhe inteligjencën artificiale Masahira Fujite.

Sipas informacioneve të tanishme, qeni i ri robot do të ketë funksione të mikrofonave të mençur sikurse është Amazon Echo.

Informacionet tjera për dizajnin dhe mundësitë tjera shtesë të robotit të Sony-t, ende nuk janë bërë të ditura, dhe për këtë pritet të dihet muajve të ardhshëm, ose gjatë pranverës së vitit të ardhshëm, kur pritet prezantimi i tij zyrtar.

Image
Aibo
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat