I dënuar me burg, trashëgimtari i Samsung shikon teksa pasuria e tij kap vlerën e 2 miliard dollarëve

Teknologji

I dënuar me burg, trashëgimtari i Samsung shikon teksa pasuria e tij kap vlerën e 2 miliard dollarëve

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 20:40
Jay Y. Lee

Ndërsa investitorët janë të shqetësuar për vakumin në lidership lënë edhe pas largimit ditën e sotme të CEO Kwon, të tjerët janë të bindur se çdo gjë do të kalojë për mrekulli.

Jay Y. Lee, trashëgimtari miliarder i grupit Samsung, do të gjejë pak qetësi kur të mësojë se kompania e tij ka patur fitime rekord duke e bërë atë edhe më të pasur.

I arrestuar nën akuzën e korrupsionit së bashku me ish presidenten e vendit Park Geun Hye, Lee-s i kanë munguar debutimet e dy telefonëve flagship dhe tre raportet e shkëlqyer financiare për këtë vit.

Ndërsa ai ka pak në dorë për të bërë diçka në mënyrë që të adresohet boshllëku në lidership, 49 vjeçari ka parë pasurinë e tij të rritet me 45% që nga arrestimi.

Aksionet e tij në Samsung Electronics vlejnë 2 miliard dollar. Që nga arrestimi ai ka fituar 10.5 milion dollar dividentë, ndërsa zotëron gjithashtu aksione në filialet e tjera të Samsung.

Ndërsa investitorët janë të shqetësuar për vakumin në lidership lënë edhe pas largimit ditën e sotme të CEO Kwon, të tjerët janë të bindur se çdo gjë do të kalojë për mrekulli.

Një prej tyre tha: “Besoj se Samsung ka në funksion një sistem i cili mund të ecë përpara edhe pa prezencën e një lidershipi dhe këtë e tregoi mirë largimi i Lee Kune-hee dhe djalit të tij Jay Y. Lee duke mos ndikuar aspak në properitetin e Samsung. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat