Apple përgatit iMac Pro me Intel CPU me 10 bërthama

Teknologji

Apple përgatit iMac Pro me Intel CPU me 10 bërthama

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 17:31
iMac

Apple në qershor azhurnoi linjën iMac dhe ka prezantuar modelin e ri iMac Pro.

Apple iMac ka format të njëjtë sikurse modelet tjera iMac, or ai punon me kompenentet më të fuqishme si procesori Intel Xeon me 8, 10 dhe 18 bërthamë, grafikë AMD Radeon Vega me 16GB RAM dhe deri 4TB SSD. Para publikimit të kompjuterit në dhjetor, iMac Pro me Intel Xeon CPU me dhjetë bërthamë është prezantuar në Geekbench, me rezultate impresive.

Do të jetë interesante për të parë se sa do të jetë i fuqishëm modeli, pasi që Xeon CPU me dhjetë bërthamë është 50% më i shpejtë se sa modeli me tetë bërthamë në testet multi-core.

Apple iMac Pro bazik do të ketë çmimin fillestar prej 5000 dollarë, derisa në varësi nga modeli dhe specifikat, çmimi i top modelit do të shkojë deri në 17.000 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat