Facebook ka angazhuar grupin e shkencëtarëve të specializuar për studimin e marrëdhënieve emocionale në këtë rrjet shoqëror. Ja çfarë kanë gjetur.
E arritura më e re në fushën e inteligjencës artificiale i ka mundësuar Facebook-ut që të parashikojë kur do të filloni lidhjen romantike.
Inteligjenca artificiale me kohë ka mësuar të lexojë sinjalet që sugjerojnë se në mesin e disa pronarëve të llogarive në Facebook po ndodh diçka.
Ekipi i ekspertëve ka mësuar sjelljen e atyre që kanë publikuar statusin e lidhjes dhe me ndihmën e inteligjencës artificiale sjelljen e ngjashme e kanë regjistruar edhe te të tjerët, çiftet më pak diskrete.
Këtë e kanë shfrytëzuar që t’iu shërbejnë informacionet që iu intereson: - Prezantimi sa më shumë i deklaratave të saja në mur
- Ngritjen e emrit të saj në listën e kontakteve tuaja
- Do t’ju ftoj që të organizoni festa të ditëlindjes, ose që të takoheni live me këtë person
- ndonjëherë do t’ju përkujtojë se çfarë keni të përbashkët dhe t’iu ofrojë publikimin e “ndjenjave” në murin tuaj.