Bitcoin së shpejti më i vlefshëm se sa Apple?

Teknologji

Bitcoin së shpejti më i vlefshëm se sa Apple?

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 17:18
Ilustrim

Çmimi i Bitcoin në dekadën e ardhshme do të ngritet në 50.000 dollarë, dhe pas pesë vjetësh vlera e tij në treg do të kalojë vlerën e kompanisë Apple, thonë analistët.

“Bitcoin sot ka arritur Goldman Sachs dhe pas pesë vjetësh do të kalojë Apple, vlera e së cilës në treg kalon shumën mbi 800 miliardë dollarë”, tha Ronnie Moas nga kompania Standpoint Research për CNBC.

Vlera aktuale e valutës Bitcoin në treg është mbi 95 miliardë dollarë, sipas të dhënave të CoinMarketCap.com, derisa vlera e tregut e bankës amerikane Goldman Sachs është 93.51 miliardë dollarë, ndërsa vlera e Apple është rreth 807.89 miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat