Instagram Stories tash mbështet përmbajtjet më të vjetra se 24 orë

Teknologji

Instagram Stories tash mbështet përmbajtjet më të vjetra se 24 orë

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 15:03
Ilustrim

Instagram ka azhurnuar funksionin Stories, e cila përdoruesve iu mundëson ngarkimin e fotografive dhe videove më të vjetra.

Kur të përzgjidhet fotografia e vjetër, do të paraqitet sticker i ri, të cilit mund t’i shtohet data, në mënyrë që përdoruesit të japin komentet e tyre në kontekstin kur fotografia është krijuar. Sticker po ashtu mund edhe të hiqen.

Ndryshimet për Instagram Stories do të jenë të pranishme në sistemet operative iOS dhe Android.

Ndryshe, deri më tash në Stories ka qenë e pamundur të ngarkohen fotografi dhe video klipe më të vjetra se sa 24 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat