Apple fiton rastin ndaj Xiaomi për markën tregtare në Evropë

Teknologji

Apple fiton rastin ndaj Xiaomi për markën tregtare në Evropë

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 17:11
Ilustrim

Apple Inc ka arritur që të parandalojë kompaninë kineze të telefonave të mençur të Xiaomi Inc që të regjistrojë tabletin saj “Mi Pad” në tregun e Bashkimit Evropian.

Kjo për shkak se sipas Apple emri i këtij produkti ka qenë shumë u përafërt me “iPad”.

Gjykata e dytë më e lartë në BE, Gjykata e Përgjithshme, vendosi që Mi Pad nuk duhet të regjistrohet për shkak se konsumatorët mund të hutohen nga ngjashmëria e shenjave. Mi Pad i Xiaomi dhe iPad i Apple janë tabletë kompjuterik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat