Shazam i bashkohet Apple, gjigandi amerikan blen aplikacionin që identifikon këngët

Teknologji

Shazam i bashkohet Apple, gjigandi amerikan blen aplikacionin që identifikon këngët

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 20:06
Shazam

Gjiganti amerikan i teknologjisë Apple ka blerë Shazam, aplikacionin që identifikon këngët dhe muzikën.

Të dyja kompanitë thonë se kanë “plane të mrekullueshme për të nxjerrë në treg”. Asnjëra nga kompanitë nuk ka konfirmuar vlerën e marrëveshjes, megjithëse mendohet se Shazam të jetë shitur për rreth 400 milionë dollarë. Kompanitë e tjera të teknologjisë, duke përfshirë Snapchat dhe Spotify, mendohet se kanë shprehur interes në blerjen e aplikacionit të muzikës, i cili po shitet me një çmim goxha të reduktuar krahasuar me vlerësimet e fundit.

“Ne jemi të lumtur që Shazam dhe ekipi i tij i talentuar do t’i bashkohen Apple”, tha një zëdhënës në një deklaratë për “The Independent”. Që nga lançimi në App Store, Shazam është renditur vazhdimisht si një nga aplikacionet më të njohura për iOS. Sot, përdoret nga qindra milionë njerëz në mbarë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat