Hetim kundër Samsung dhe Apple për vjetërsim të programeve

Teknologji

Hetim kundër Samsung dhe Apple për vjetërsim të programeve

Më: 18 janar 2018 Në ora: 19:44
Ilustrim

Autoriteti i Mbrojtjes së Konsumatorit në Itali, njoftoi sot fillimin e një hetimi kundër gjigantëve Samsung dhe Apple për vjetërsim të programuar.

“Dy kompanitë dyshohet se kanë aplikuar një politikë tregtare të përgjithshme, që synon shfrytëzimin e mangësive të disa përbërësve për të reduktuar në kohë performancën e produkteve të tyre që të nxisin konsumatorët të blejnë versione të reja”, shpjegoi Autoriteti në një komunikatë.

Nga ana tjetër, në Francë, prokuroria e Parisit ka hapur në 5 janar një hetim paraprak për vjetërsim të programuar dhe mashtrim kundër Apple.

Kompania kaliforniane, që tregton çdo vit një model të ri të telefonave të tij, është shënjestruar gjithashtu nga ankesa në SHBA dhe Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat