Google Assistant edhe në shumë vende e gjuhë të reja - Bota Sot
Google Assistant edhe në shumë vende e gjuhë të reja

Teknologji

Google Assistant edhe në shumë vende e gjuhë të reja

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Asistenti i Google është diçka që njerëzit e përdorin rregullisht çdo ditë, qoftë në Pixel 2, Pixelbook ose në Google Home.

Ndërsa Asistent Digjital i Google është zgjeruar tashmë në shumë pajisje të ndryshme që nga fillimi i saj, por që i njëjti nuk ka qenë në dispozicion në tregjet botërore. Megjithatë, duket se kjo së shpejti do të ndryshojë.

Gjatë Digital News Initiative Summit që po mbahej në Amsterdam, Google ka thënë se Assistant do të vijë në më shumë vende gjatë vitit 2018.

Sipas një cicërime të fundit thuhet se Google Assistant do të jetë në dispozicion edhe në Holandë, Sudei, Itali, Arabi Saudite, Rusi dhe në vendet tjera.

Google Assistant do të zgjerohet në një total prej 38 vendesh (duke e çuar numrin e përgjithshëm deri në 52), por ka disa përjashtime të dukshme nga lista si Danimarka dhe Austria. Përveç vendeve të reja, Google gjithashtu planifikon të mbështesë gjuhët e reja – duke përfshirë gjuhën ruse, holandeze, arabe dhe atë hinduse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test