“Apple”, kujdes nga butoni indian që bllokon iPhone-n!

Teknologji

“Apple”, kujdes nga butoni indian që bllokon iPhone-n!

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 18:37
iPhone

Armiku për iPhone, vjen nëpërmjet aplikacioneve si WhatsApp, iMessage ose edhe mail. Bëhet fjalë për një karakter indian, gjuha ‘telugu’ për saktësi, e cila godet ‘smartphone’ me iOS 11.2.5. Ky është një opsion që mund të krijojë probleme, pasi telefoni celular mund të bllokohet duke kërkuar, në rastet më të këqija, rivendosjen e iPhone me rrezikun e humbjes, në rast se nuk e keni bërë më parë një kopje rezervë, të të gjitha të dhënave. Apple ka premtuar se do ta zgjidhë defektin me një përditësim tjetër.

Nëse marrim karakterin ‘vrasës’, aplikacioni i hapur do të mbyllet sa herë që përdoruesi përpiqet ta rifillojë atë. Dhe metoda klasike “shutdown and restart” me këtë opsion nuk funksionon. Nëse letra e padëshiruar ofenduese shfaqet nëpërmjet një tabloje njoftimi, telefoni bllokohet.

Megjithatë, një zgjidhje, e përhapur në forumet e teknologjisë, këshillohet që të dërgohet një mesazh që nuk është “i infektuar”: në këtë mënyrë mund të kaloni tekstin dashakeqës dhe të fshini të gjithë bisedën. Nëse nuk duam të rrezikojmë të jemi viktimë e ndonjë shakaje të disa miqve, më mirë të çaktivizojmë parashikimet e njoftimeve duke pritur përditësimin e premtuar nga Apple.

Ky i fundit, bëjnë të ditur nga kompania, ka lëshuar tashmë një përditësim për PC, veçanërisht për sistemin operativ MacOS 10.13.3. Hig Serra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat