Apple planifikon MacBook me dy ekrane - Bota Sot
Apple planifikon MacBook me dy ekrane

Teknologji

Apple planifikon MacBook me dy ekrane

Më: 1 mars 2018 Në ora: 16:53
Projekti

Në mesin e 26 patentave të ri, të cilët kohë më par i janë miratuar kompanisë Apple, ndodhet edhe dizajni për ekran të dyfishtë MacBook, i cili do të eliminojë tastierën dhe trackpad nga dizajni i laptopit klasik.

Ndërrimi i tastierës me ekranin e dytë do t’i mundësojë kompanisë Apple të rikonfigurojë serinë e MacBook, transmeton KosovaPress.

Supozohet se është një ekran i ri i ndjeshëm ndaj kontaktit, që do të thotë se mund të përdoret për skicimin ose si tastierë me prekje, ndër të tjera.

Për tani nuk ka informata zyrtare se kur do të zbatohen këto patenta në pajisjet e reja MacBook, por është e sigurt që Apple shqyrton inovacionet kur është në pyetje linja e popullarizuar e laptopave të kompanisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test