Microsoft lanson një version të skype për pajisjet e rangut të ulët - Bota Sot
Microsoft lanson një version të skype për pajisjet e rangut të ulët

Teknologji

Microsoft lanson një version të skype për pajisjet e rangut të ulët

Më: 6 mars 2018 Në ora: 15:22
Ilustrim

Microsoft lansoi një version të përditësuar të Skype në Android i përshtatur për të funksionuar në pajisjet e vjetra dhe ofruar cilësi video dhe audio më të mirë.

Përditësimi i ri do të ofrohet për versionet 4.0.3 dhe 5.1 të Android. Microsoft thotë se ky version është më i lehtë jo vetëm në hapësirën që zë por edhe konsumin e memories RAM.

Ky version i Skype do të dërgohet në mbarë botën në javët në vijim.

Qasja e re e Microsoft është e ngjashme me atë të Android Go, një version i modifikuar i sistemit operativ i cili konsumon më pak resurse harduerike.

Telefonët me këtë sistem operativ janë dizajnuar për të funksionuar në vende dhe rajone me konektivitet të kufizuar interneti.

Edhe Facebook ka ndjekur një rrugë të ngjashme me Messenger Lite dhe Facebook Lite. Twitter po ashtu ofron një version Lite që nga Shtatori.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test