Roboti kuzhinier dështon “me sukses” në ditën e parë të punës - Bota Sot
Roboti kuzhinier dështon “me sukses” në ditën e parë të punës

Teknologji

Roboti kuzhinier dështon “me sukses” në ditën e parë të punës

Më: 9 mars 2018 Në ora: 21:26
Roboti kuzhinier

Nuk ka nisur mirë aventura e Flippyt, robotit që gatuan hamburgerat dhe që pritej të linte pa punë mjaft njerëz.

Pas vetëm një dite në shërbim, inxhinierët u detyruan ta fiknin robotin, pasi ishte shumë i ngadaltë.

Roboti kuzhinier u vendos në një restorant të zinxhirit “Cali Burger” në Pasadena, Los Angeles, ku dështoi bujshëm, pavarësisht se prej tij pritej shumë.

Përfaqësuesit e biznesit, që ka marrë përsipër këtë nismë, thanë se roboti nuk punoi aq shpejt sa duhej dhe nuk përballoi dot kërkesën e kuzhinës.

Për këtë arsye ai u fik dhe do të përditësohet që të punojë më shpejt, veti pa të cilën nuk hyn në punë për asgjë.

Mësohet se, edhe ndihmësit njerëz të robotit po trajnohen që ta ndihmojnë robotin të punojë më shpejt.

Zyrtarë të kompanisë “Cali Burger” thanë se nuk janë të dekurajuar nga dështimi i shpejtë i Flippyt dhe thonë se me kalimin e kohës do të instalojnë edhe 50 të tjerë si ai, në restorantet e tyre.

Kompania tha se përdorimi i robotëve nuk ka qëllim të pushojë njerëzit nga puna, pasi janë pikërisht këta të fundit që mungojnë.

Zyrtarë të kompanisë thanë se harxhojnë mjaft kohë dhe parà për të trajnuar punonjësit në restorantet e tyre, e më pas ata e lënë punën vetëm pas pak muajsh, diçka që e bën të domosdoshëm punësimin e stafit që nuk luan prej vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test