Huawei prezanton smartfonin e ri Y9

Teknologji

Huawei prezanton smartfonin e ri Y9

Më: 11 mars 2018 Në ora: 16:51
Huawei

Kompania e njohur kineze, Huawei, ka prezantuar smartfonin e ri Y9 (2018) – një smartfon i cili ngjan shumë me Mate 10 Lite.

Huawei Y9 (2018) vjen me ekran 5.93-inç IPS LCD FullHD në raport 18:9 e me rezolucion prej 1080 x 2160 pikselë, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me procesor Kirin 659, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD.

Gjithashtu, vjen me kamerat e huazuara nga Mate 10 Lite – 16 megapikselë kamera kryesore si dhe ajo e përparme prej 13 megapikselë.

Y9 (2018), po ashtu, do të punojë me sistemin operativ më të ri Android Oreo dhe baterinë prej 4,000 mAh.

Sa i përket lansimit dhe çmimit, ende nuk është zbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat