Shumë shpejt të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin mesazhet e dërguara në Facebook

Teknologji

Shumë shpejt të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin mesazhet e dërguara në Facebook

Më: 9 prill 2018 Në ora: 07:02
Mark Zuckerberg

Mbrëmë u lajmërua  se CEO i Facebook, Mark Zuckerberg dhe drejtuesit e tjerë në rrjetin social nuk i dërgonin mesazhet e tyre duke i tërhequr ato nga inbox-i.

Facebook tha se, ka dëshmi e-mail-esh që tregojnë mesazhet që u fshinë dhe se kto mesazhe u tërhoqën për të mbrojtur komunikimet e drejtuesve të Facebook  pas hakimit të postës elektronike të Sony Pictures në 2014.

Megjithatë, për shkak se përdoruesit mesatarë nuk kanë aftësinë të tërheqin mbrapsht  mesazhet e tyre  dhe Facebook nuk u tregoi  marrësve se po fshinte mesazhe nga inbox-i i tyre, shumë e shohin gjithë këtë si një shkelje të besimit të përdoruesit.

Tani, në prag të reagimit, Facebook thotë se do të lëshojë “një veçori më të gjerë të fshirjes së mesazheve” për përdoruesit në muajt e ardhshëm.

“Kjo mund të marrë pak kohë,” tha Facebook të premten në një deklaratë në lidhje me këtë tipar. “Dhe derisa ky funksion të jetë gati, ne nuk do të fshijmë asnjë mesazh të drejtuesve. Ne duhet ta kishim bërë këtë më shpejt – dhe na vjen keq që nuk e kemi bërë”.

Facebook thotë se ende po përpunon veçoritë e funksionit, edhe pse një mundësi është që të ketë një kohëmatës skadimi për mesazhet, duke shkaktuar që ato të zhduken sapo të përfundojë kohëmatësi i vendosur nga dërguesi.

Facebook aktualisht ofron një  kohëmatës të tillë në bisedat sekrete, një veçori në Messenger që kodon mesazhet dhe lejon përdoruesit të përcaktojnë sa kohë janë të dukshme mesazhet para se të zhduken.

Por, për të zhdukur këto biseda, përdoruesit duhet të zgjedhin opsionin Secret brenda Messenger. Ndërkohë,mesazhet e fshira  në  Facebook të dërguara nga Zuckerberg dhe drejtuesit e tjerë ndodhën në mënyrën e zakonshme të Messenger.

Kompania tashmë është nën akuzë  për skandalin e të dhënave të Cambridge Analytica dhe zbuloi këtë javë se informacioni nga 87 milionë përdorues mund të jetë marrë në mënyrë të paligjshme nga firma. Zuckerberg do të dëshmojë përpara ligjvënësve amerikanë javën e ardhshme për mënyrën sesi Facebook mbron privatësinë e përdoruesit.

Ndryshe nga mesazhet e drejtuesve të tij, shqyrtimi i këtij skandali  të Facebook  nuk do të zhduket shpejt. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat