Zvicra merr vendim befasues për dronët - Bota Sot
Zvicra merr vendim befasues për dronët

Teknologji

Zvicra merr vendim befasues për dronët

Më: 13 prill 2018 Në ora: 22:07
Ilustrim

Avokatët në Zvicër kanë ardhur në një përfundim të ri sa i përket dronëve- nëse një dron shkel hapësirën personale të dikujt, atëherë personi ka të drejtë që ta qëllojë atë.
Popullariteti i dronëve është në rritje e sipër te njerëzit në Zvicër. Ata përdoren zakonisht për argëtim apo regjistrim të videove të ndryshme.

Mirëpo, kjo pajisje po ashtu mund të përdoret për spiunim ose fotografim të palejuar për shembull fotografim i njerëzve në ballkonet e tyre.

Deri më tani, viktimat e dronëve nuk kanë mund të mbrohen nga mbikëqyrja përmes dronëve, mirëpo disa avokatë me bazë në Basel, kanë ardhur në përfundim që në rast të spiunimit përmes dronëve, ata kanë të drejtë të qëllojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test