AMD prezantoi gjeneratën e dytë të procesorëve Ryzen - Bota Sot
AMD prezantoi gjeneratën e dytë të procesorëve Ryzen

Teknologji

AMD prezantoi gjeneratën e dytë të procesorëve Ryzen

Më: 15 prill 2018 Në ora: 14:09
AMD

Pas disa muajsh spekulime AMD të Premten formalisht prezantoi katër procesorë të rinj të gjeneratës së dytë Ryzen të cilët dalin në shitje nga data 19 Prill.

Ryzen 7 2700X, Ryzen 7 2700, Ryzen 5 2600X dhe Ryzen R5 1600 janë më të lirë dhe më të shpejtë sesa paraardhësit.

Të katër procesorët kanë frekuencë më të lartë sesa paraardhësit.

Ryzen 7 2700X ka 8 bërthama dhe 16 procese me frekuencë 3.7Ghz deri në 4.3Ghz.
Ryzen 7 2700 ka 8 bërthama me 16 procese dhe frekuencë nga 3.2Ghz deri në 4.1Ghz.
Ryzen 5 2600X ka 6 bërthama dhe 12 procese me frekuencë 3.6Ghz deri në 4.2Ghz
Ryzen 5 2600 ka 6 bërthama dhe 12 procese me frekuencë 3.4Ghz deri në 3.9Ghz.

Gjenerata e dytë e këtyre procesorëve bazohet mbi arkitekturën 12 nanomtër krahasuar me 14 nanometër të gjeneratës së parë. Ryzen 7 2700X kushton 329 dollarë, Ryzen 7 2700 299 dollarë, Ryzen 5 2600X 229 dollarë dhe Ryzen 5 2600 199 dollarë. /PCWorld Albanian

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test