Umberto Eco për internetin

Teknologji

Umberto Eco për internetin

Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:35
Umberto Eco

Umberto Eco: "Interneti? Ai u dha idiotëve të drejtën e fjalës: dikur flisnin vetëm nëpër bare dhe menjëherë u mbyllej goja!"

"Mediat sociale u japin të drejtën e fjalës legjioneve të budallenjve." Umberto Eco pas marrjes së titullit Honoris Causa për "Komunikimi dhe kultura e mediave" në universitetin e Torinos, sulmoi internetin.

 "Së pari” - tha Eco – ata flisnin vetëm në bar pasi kishin pirë një gotë verë, pa dëmtuar shoqërinë. I bënin të heshtnin menjëherë, ndërkaq, sot kanë të drejtën e njëjtë të fjalës si një laureat i Çmimit Nobel. Ky është invazion, vërshim i budallenjve!”

Për Eco ueb po bëhet një "dramë" e vërtetë, sepse sipas tij po ngre   "idiotin e fshatit në mbajtësin e së vërtetës." Struktura e Internetit, sipas Ecos, favorizuaka në të vërtetë në shtimin e budallallëqeve. Dhe në këtë drejtim, ai tha gjithashtu se roli i gazetave në këtë kuptim është i rëndësishëm sepse do të duhej të "filtronin informacionin e internetit me një ekip specialistësh.

Askush sot nuk mund të kuptojë nëse një portal është i besueshëm apo jo." Për ta bërë këtë "gazetat duhet t'i kushtojnë të paktën dy faqe me analizat kritike portaleve, kështu mësuesit do të duhej t'u mësonin fëmijëve përdorimin e faqeve për të bërë tema," tha Eko duke iu qasur fenomenit të kopjimit nga uebi.

Për profesorin titulli Honoris Causa ishte një kthim në origjinën. Në fakt, pikërisht këtu, në vitin 1954, ai u diplomua në filozofi. "Herën e dytë në të njëjtin universitet, duket se është e ligjshme, edhe pse do të kisha parapëlqyer një doktoratë në fizikën bërthamore apo në matematikë", tha Eco në fund në tallje e sipër.

Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga Lis Bukuroca, atëherë këtu mund të porosisni Letër burrave, romanin: Ngjyrat e dashurisë  me Kanunin Erotik, ose përmbledhjen me poezi: Hijedritat e jetës.

Nga italishtja Lis Bukuroca

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat