Ja si mund ta fshini veten nga interneti me vetëm një klikim - Bota Sot
Ja si mund ta fshini veten nga interneti me vetëm një klikim

Teknologji

Ja si mund ta fshini veten nga interneti me vetëm një klikim

Më: 16 prill 2018 Në ora: 08:42
ilustrim

Në kohën tonë dixhitale të fiksuar pas celularëve të mençur, në mënyrë efektive  jetojmë gjithë jetën në internet, gjë që na bën vazhdimisht më të rrezikuar nga kërcënimet e papritura.

Krimet kibernetike, mashtrimet dhe vjedhja e identitetit janë vetëm disa nga problemet brengosëse. Jetët tona personale, vendbanimet dhe fjalëkalimet tona shumë lehtë gjinden nga të tjerët – kryesisht nga dashakëqijtë.
Skandali i fundit i Cambridge Analytica ka bërë që shumë njerëz të vënë në dyshim rolin që Facebook luan në jetën e tyre. Të shqetësuar për privatësinë e tyre, disa  edhe kanë fshirë llogaritë.

Megjithatë, fshirja e gjurmëve tuaja nga bota dixhitale mund t’ju duket si një gjë e lodhshme, e veçanërisht kur një person ka mesatarisht 1,000,000,000 preferenca, fjalëkalime, abonime dhe llogari në forume dhe rrjete të ndryshme sociale.

Por, si do t’i gjenit të gjitha gjurmët tuaja në internet?

Wille Dalhbo dhe Linus Unneback, programorë suedezë, kanë krijuar “Deseat.me”, e cila ju lejon të kyçeni me një llogari të Google dhe menjëherë të shihni se cilat aplikacione dhe shërbime janë të lidhura me të.

Pjesa më gjeniale rreth kësaj është se, në vend se t’i kërkoni të gjitha ato llogari ndaras, sajti ju lidhë direkt me faqen që mund të ç’abonoheni për atë shërbim. E lehtë, efiçiente dhe falas.

Fatkeqësisht, ky shërbim për momentin vlen vetëm për llogaritë dhe abonimet të cilat janë të ndërlidhura me Google, gjë që i lejon përmbajtjet e lidhura me Hotmail, Yahoo etj, të paprekura.

Për të njëjtin shërbim, ju mund ta përdorni edhe Just Delete Me apo Account Killer – por që të dyja janë efektive vetëm atëherë kur e dini se cilat llogari i posedoni.

Më poshtë keni  disa hapa të tjerë të dobishëm që ju ndihmojnë në lehtësimin e gjurmës suaj dixhitale:

-Ndryshoni fjalëkalimet tuaja – miliarda janë tani në dispozicion në internet dhe fjalëkalimet me fjalë të shkronjës janë më të lehta për t’u goditur

-Konsideroni përdorimin e simboleve dhe numrave, si dhe fjalëkalime të ndryshme për llogari të ndryshme

-Fshi llogaritë e panevojshme të mediave sociale – kjo gjithashtu mund të përfitojë shëndetin mendor dhe produktivitetin

-Për çdo llogari që e konsideroni të nevojshme, kontrolloni cilësimet e privatësisë (gjithashtu merrni parasysh nëse faqja juaj Instagram duhet të jetë publike)

-Që nga viti 2013, çdo gjë e postuar nga llogaria juaj e Twitter nga viti 2006 e tutje arkivohet, edhe nëse e fshinë llogarinë tënde. Merrni parasysh konvertimin e parametrave të privatësisë tuaj vetëm nëse ndjekësit e aprovuar mund të lexojnë tëeetet tuaja

-Për llogari të padëshirueshme si Evernote dhe Pinterest, ndërroni emrin tuaj në një pseudonim, krijoni një adresë të rastësishme të emailit për të ri-caktuar, dhe fshini të gjitha informatat

-Shko te seksioni ‘My activity’  i llogarisë suaj Google, fshij të gjitha ndryshimet e kërkimit / vendndodhjes dhe ndryshimin e llogarisë

-Në mënyrë të ngjashme, fshini të gjitha aktivitetet nga motorët e kërkimit si Yahoo dhe Bing

-Merrni parasysh përdorimin e një motor kërkimi që nuk ndjek aktivitetin tuaj (p.sh. DuckDuckGo) në vend të Google ose Bing

-Sigurohuni që të klikoni “çabonohu” në fund të secilës email spam, para se ta bllokoni atë

-Kërkoni që motorët e kërkimit të fshijnë rezultate të caktuara rreth jush (p.sh. nëpërmjet një mjeti për heqjen URL)

-Konsideroni punësimin e shërbimeve të një kliringu të të dhënave – edhe pse kjo mund të jetë një proces i gjatë dhe me kohë

-Kontrolloni me kompaninë tuaj të telefonit që të siguroheni që numri juaj të mos jetë i listuar në internet dhe të kërkoni që ato të mos postojnë të dhënat tuaja në të ardhmen

-Hiq veten nga faqet e mbledhjes së të dhënave si Spokeo, Whitepages dhe PeopleFinder – kjo mund të jetë e vështirë, prandaj konsideroni të paguani për një shërbim si DeleteMe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test