Hakerët kinezë vodhën të dhëna sekret për marinën amerikane - Bota Sot
Hakerët kinezë vodhën të dhëna sekret për marinën amerikane

Teknologji

E premte, 19 tetor 2018

Hakerët kinezë vodhën të dhëna sekret për marinën amerikane

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 06:48
Ilustrim

Hakerët kinezë, përgjegjës për sulmin në bazën e të dhënave të kompanisë e cila prodhon pajisje për marinën amerikane, vodhën 614 gigabajt të dhëna në dy sulme të veçanta në fillim të këtij viti.

Washington Post, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, shkruan se hakerët kinezë kanë vjedhur një sasi të madhe të të dhënave konfidenciale në luftën nënujore, duke përfshirë edhe planet për një raketë supersonike për lansim nga nëndetëset, transmeton Ksp. Sulmet, sipas burimit, ndodhën në janar dhe shkurt.

Hakerët kanë zgjedhur sistemin e një kompanie që punon për Qendrën e marinës detare me seli në Newport, në Rhode Island.

Nuk specifikohet saktësisht për cilën kompani bëhet fjalë, por gazeta New York Times zbuloi se në mesin e të dhënave të vjedhura përfshihet edhe projekti Sea Dragon, i cili është klasifikuar si “armë me aftësi ofensive që do të integrohet brenda ekzistuese sisteme të armatosura në platformat ekzistuese detare”.

Ndërsa detajet në dispozicion të publikut për projektin janë shumë të rralla, sipas raporteve të medias amerikane, Pentagoni ka shpenzuar 300 milionë dollarë nga vitin 2015 në projektin Sea Dragon.

Testimi ishte planifikuar për në shtator. Washington Post shkruan gjithashtu se hakerët kanë vodhën plane për zhvillimin e një rakete supersonike kundër raketave, e cila sipas planeve duhet të përdoret në arsenalin e nëndetëseve deri më 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test