Sanksione ndaj tre rusëve për krime kibernetike

Teknologji

Sanksione ndaj tre rusëve për krime kibernetike

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 18:12
Ilustrim

Ministria amerikane e Financave ka vendosur sot sanksione ndaj tre qytetarëve rusë dhe pesë kompanive, për shkak të pjesëmarrjes në sulme kibernetike dhe dhënies së materialit dhe mbështetjes teknologjike për shërbimin informativ.

Në kumtesën e Ministrisë së Financave thuhet se ata me aktivitetet e tyre kanë kërcënuar sigurinë e SHBA-së dhe aleatët e saj dhe se sanksionet janë përgjigje ndaj një sërë sulmesh kibernetike, në mesin e të cilave dhe "NotPetya", i cili ishte përhapur në botë dhe shkaktoi dëme në vlerë prej miliarda dollarë në Evropë, Azi dhe Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat