Publikohet lista e telefonave në të cilët WhatsApp së shpejti nuk do të funksionojë - Bota Sot
Publikohet lista e telefonave në të cilët WhatsApp së shpejti nuk do të funksionojë

Teknologji

Publikohet lista e telefonave në të cilët WhatsApp së shpejti nuk do të funksionojë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 16:40
Në WhatsApp thonë se nuk planifikojnë të zhvillojnë më tej sistemin për këto sistem operative.

Aplikacioni për shkëmbime mesazhesh, audio dhe video biseda, WhatsApp ka përditësuar listën e telefonave të mençur në të cilët nuk do të vazhdojë të funksionojë së shpejti.

Në tentim për të ofruar shërbime më të mira për klientët, ky aplikacion së shpejti nuk do të funksionojë në disa pajisje, ku më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të tyre.

Në WhatsApp thonë se nuk planifikojnë të zhvillojnë më tej sistemin për këto sistem operative:

Versionet më të vjetra sesa 2.3.3 Android.

Windos Phone më të vjetër se 8.0

iPhone 3GS/iOS 6

Nokia Symbian S60

Black OS dhe BlackBerry 10

Për sistemet tjera operative, ju nuk do të jeni në gjendje të hapni llogari. Megjithatë, ju do të mund të përdorni aplikacionin nëse tashmë e keni të instaluar në:

Nokia S40 do të funksionojë deri më 31 dhjetor 2018

Versionet Android 2.3.7 do të jenë të disponueshëm për përdorim deri më 1 shkurt të vitit 2020

iOS 7 do të funksionojë deri më 1 shkurt të vitit 2020

Nëse aktualisht jeni duke përdorur sisteme tjera operative më të vjetra, WhatsApp ju rekomandon ta përditësoni versionin e tij siç figuron më poshtë:

Android OS 4.0+

iPhone iOS 8+

Windos Phone 8.1+

Mbajeni në mend se WhatsApp mund të aktivizohet në vetëm një numër telefoni dhe vetëm në një pajisje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test