Shkencëtarët testojnë rrjetin 5G

Teknologji

Shkencëtarët testojnë rrjetin 5G

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Fundi i këtij viti do të shënojë hapat e parë të instalimit të rrjetit të shumë-pritur celular, që njihet si 5G, i cili ofron qasje më të shpejtë në internet.

Në mes të provave për gatishmërinë e këtij rrjeti janë edhe hulumtuesit nga universitetet “Lund” dhe “Bristol” në Suedi. Synimi është që shpejtësia prej 1 Gigabit për sekondë, të jetë mesatarja normale për pajisjet në rrjetin 5G.

Në kampusin e universitetit Lund në jug të Suedisë gjendet laboratori i parë në botë për testimin e rrjetit 5G.

“Kemi laboratorin e parë që kryen prova në kohë reale për dërgimin dhe marrjen e të dhënave masive, ku demostrojmë se kjo teknologji aktualisht funksionon në mjedise të zakonshme dhe se mund të vihet në zbatim”, tha profesori Fredrik Tufvesson, i cili merret me hulumtimet në Universitetin Lund.

Në një ndarëse të madhe janë montuar 144 antena individuale. Dy telefona celularë të bashkangjitur mbi tuba portativë, ku secili është i lidhur me tela në bazën e stacionit, imitojnë katër përdorues të ndryshëm duke transmetuar të dhënat e tyre në stacionin bazë.

“Bazuar në të dhënat e marra në stacionin bazë, ne mund të llogarisim dhe ndajmë përçimin e ndryshëm të të dhënave”, thotë profesori Tufvesson.

Gjatë provave laboratorike vitin e kaluar, hulumtuesit arritën të regjistrojnë shpejtësi 20 herë më të lartë se rrjeti i sotëm 4G.

Pas provave në laborator, tani po testojnë aftësitë e teknologjisë kur përdoruesit janë në lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat