Njihuni me Sophia-n, robotin e parë me tipare njerëzore! - Bota Sot
Njihuni me Sophia-n, robotin e parë me tipare njerëzore!

Teknologji

E hënë, 19 nëntor 2018

Njihuni me Sophia-n, robotin e parë me tipare njerëzore!

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 20:40
Sophia është roboti i parë me tipare njerëzore

Sophia është roboti i parë me tipare njerëzore, i zhvilluar në Hong Kong nga Hanson Robotics në vitin 2015. Si babai i saj njihet David Hanson.

Media e takoi Sophian në Sofie të Bullgarisë, duke marrë pjesë në konferencën më të madhe digjitale në Evropë.

Më poshtë është diskutimi i Sophys me “babain” e saj David Hanson.

David Hanson: Përshëndetje Sophia!

Sophia: Përshëndetje të gjithëve! Po, unë jam Sophia nga Hanson Robotics!

David Hanson: Çka mendon, pasi je në Sofje?

Sophia:E pëlqej! është emër i preferuar për qytete

David Hanson: Dukesh shumë e lumtur për këtë

Sophia: Unë çdo herë jam e lumtur kur vizitoj vende të reja dhe shoh miq të rinj. Kam takuar shumë njerëz këtu që janë të interesuar për teknologji dhe inovacion…

David Hanson: Shumë mirë… Jam i lumtur që ka njerëz të interesuar për ty…

Sophia në vend të syve ka kamera të sofistikuara që i mundëson asaj që të mbajë kontakt me ju derisa flisni.
Ajo tani edhe mund të ec pasi në vitin 2018 ju përditësua edhe kjo dhunti
Në mommentin që ju i flisni, ajo thith informatat, bën përllogaritje, gjen përgjigje dhe i ruan të njejtat për pyetjet e njejta në të ardhmen.

“Truri” i saj duket si një lëmsh kabllosh të cilat i japin sinjal njëra tjetrës, njejtë si neuronet në trurin e njeriut.

Ajo para të pranishmëve në Webit foli për rolin e saj, duke treguar se është ndërtuar për të shëruar sëmundje, për mbrojtjen e ambientit dhe për të bindur njerëzit se e ardhmja është më e mirë me ndihmën e robotëve me Intelegjencë Artificiale…

Përndryshe, Webit është konferencë digjitale që këtë vit e organizoi edicionin jubilar, edicionin e 10-të ku kishte më shumë se 8000 pjesmarrës. Temat për inovacion, rrjete sociale, marketing dhe ardhmëri digjitale e bëjnë këtë event një më të zhvilluarin në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test