Google, në “luftë” me Microsoft, Sony dhe Nintendo - Bota Sot
Google, në “luftë” me Microsoft, Sony dhe Nintendo

Teknologji

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Google, në “luftë” me Microsoft, Sony dhe Nintendo

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 22:00
Google

Për vite të tëra, bota e video-lojrave është bazuar në krahasimin mes tri motrave të mëdha: Microsoft, Sony dhe Nintendo.

Por, në javët e fundit është duke u zhvilluar hipoteza e futjes së një konkurrenti të katërt. Ky është Google, kompania që sigurisht e keni dëgjuar për motorin e kërkimit, por edhe si pronar i Gmail-it dhe i rrjetit të mirënjohur të shpërndarjes së videove YouTube.

Mendohet se Google kërkon të ndërtojë një platformë lojrash siç është Netflix-i për filma e seriale.

Për ta bërë tërheqës në sytë e konsumatorëve platformën e tij, Google duhet të arrijë marrëveshje me prodhuesit e mëdhenj që të sjellë titujt më të njohur të momentit.

Aktualisht, është herët për rivalët që të shqetësohen, por Google na ka mësuar që gjithmonë i vë në jetë idetë e veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test