Twitter paralajmëron forcimin e luftës kundër manipulimeve

Teknologji

Twitter paralajmëron forcimin e luftës kundër manipulimeve

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 18:46
Twitter ka ashpërsuar luftën kundër programeve, të cilat automatikisht dërgojnë porosi dhe përdoren për propagandë, sidomos në politikë.

Rrjeti shoqëror Twitter njoftoi se në të ardhmen nga përdoruesit e ri do të kërkojë adresën elektronike ose numrin e telefonit, si masë shtesë për thyerjen e keqpërdorimeve.

“Ky është një ndryshim i rëndësishëm për mbrojtjen e anëtarëve”, thanë përfaqësues të Twitter për siguri, Del Harwey dhe Joel Roth. 

Masa do të hyjë në fuqi këtë vit dhe nuk do të rrezikojë aktivitetin e anëtarëve të ri.

Twitter ka ashpërsuar luftën kundër programeve, të cilat automatikisht dërgojnë porosi dhe përdoren për propagandë, sidomos në politikë.

Rrjeti shoqëror në muajin maj ka identifikuar mbi 9,9 milionë llogari automatike, potencialisht të rrezikshme për përdoruesit e rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat