Irani pritet ta ndalojë përdorimin e Instagram-it - Bota Sot
Irani pritet ta ndalojë përdorimin e Instagram-it

Teknologji

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Irani pritet ta ndalojë përdorimin e Instagram-it

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Zëvendëskryeprokurori i Iranit, Muhammed Musaddik, tha se në Iran do të ndalohet përdorimi i Instagram-it.

Musaddik në konferencën për media, tha se do të ndalohet përdorimi i Instagram-it, një ndër rrjetet sociale më të përdorura në vend.

Ai nuk informoi në lidhje me atë se kur do të zbatohet ndalesa, ndërsa si arsye për këtë vendim tha se “Disa artistë në vend bëjnë keqpërdorime me mbledhjen e ndihmave për nevojtarët përmes Instagram-it”.

Përdorimi i rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter në Iran është i ndaluar. Në prill ishte ndaluar edhe Telegram-i pas protestave kundër regjimit të cilat filluan dhjetorin e vitit të kaluar në qytetin Meshhed me arsye të problemeve ekonomike dhe ishte përhapur edhe në qytetet tjera.

Telegram-i është rrjeti social më i përdorur në vend me 55 për qind, ndjekur nga Instagram-i me 23 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test