Valutat digjitale janë jo stabile, mund të rrëzojnë internetin - Bota Sot
Valutat digjitale janë jo stabile, mund të rrëzojnë internetin

Teknologji

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Valutat digjitale janë jo stabile, mund të rrëzojnë internetin

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Bota e valutave digjitale nuk është e gatshme të jetë në qendër të vëmendjes financiare dhe sa i përket shërbimeve të mëdha financiare, ajo nuk do të jetë kurrë, konsideron Banka për Zgjidhjet Ndërkombëtare (BIS).

Në raportin e tyre vjetor, një artikull i ashpër në 24 faqe, thuhet se bitcoin dhe valutat e ngjashme kanë një "seri të mangësive" që do t'i pengojnë ato që të përmbushin pritjet që kanë nxitur një shpërthim interesi dhe investimesh.

Ky institucion 88-vjeçar i bazuar në Bazel, Zvicër, thotë se valutat digjitale janë të paqëndrueshme, konsumojnë shumë energji dhe janë mashtrim, kështu që nuk mund të jetë bazë për një shkëmbim financiar në ekonominë botërore.

Pretendimet dhe natyra e decentralizuar e valutave digjitale, në të cilën u krijuan bitcoin dhe imituesit e tij, në të cilat transaksione të ndryshme janë përpunuar në një rrjet kompjuterik të shpërndarë, në fakt janë defekti themelor dhe jo fuqia kyçe.

Në një nga zbulimet më interesante, ata analizuan atë që është e nevojshme në mënyrë që softueri i aftësuar me bitcoin të përpunojë transaksionet digjitale të shitjes me pakicë që aktualisht po bëhen përmes sistemeve kombëtare të pagesave. Meqë është një madhësi enorme, ekspertët besojnë se do të kapërcejnë gjithçka nga telefonat e mençur individualë te serverët, shkruan Bloomberg.

"Ky sistem i lidhur i komunikimit të këtij vëllimi mund të ndalojë internetin," thuhet në raportin e tyre. Ata theksojnë se si gara për mihje të bitcoin kërkon një sasi të tillë të energjisë, e cila tani është proporcionale me atë të përdorur nga shteti, si Zvicra.

Sipas CoinMarketCap, vlera e tregut të valutave digjitale këtë vit ra 53 për qind në 280 miliardë dollarë.

"Besimi mund të zhduket në çdo kohë për shkak të brishtësisë së konsensusit të decentralizuar përmes të cilit transaksionet regjistrohen Jo vetëm që ato çojnë në finalizimin e pagesave individuale, por gjithashtu do të thotë se valutat digjitale thjesht mund të ndalen, gjë që do të çojë në një humbje të plotë të vlerës së tyre”, përfundon raporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test