Shefi i sigurisë në Facebook lë firmën - Bota Sot
Shefi i sigurisë në Facebook lë firmën

Teknologji

Shefi i sigurisë në Facebook lë firmën

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 11:15
Alex Stamos

Shefi i sigurisë në Facebook, Alex Stamos, do të largohet nga firma për të vazhduar karrierën në Universitetin Stanford.

Largimi i tij ka qenë i pritur pas lajmeve në muajin mars se Facebook do të riorganizojë sektorin e tij të sigurisë.

Shefja e operacioneve në Facebook, Sheryl Sandberg, tha se Stamos ka luajtur një "rol të rëndësishëm" në kompani.

Dorëheqja e tij vjen në kohën kur Facebook është nën vëzhgim për përhapjen e keqinformimit në platformën e tij, si dhe pas një krize të privatësisë së të dhënave.

Duke folur për New York Times, Stamos e përshkroi kohën e tij në Facebook si "tre vjet të vështirë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...