Facebook, iTunes dhe Spotify qëndrim të përbashkët kundër “gjuhës së urrejtjes” - Bota Sot
Facebook, iTunes dhe Spotify qëndrim të përbashkët kundër “gjuhës së urrejtjes”

Teknologji

Facebook, iTunes dhe Spotify qëndrim të përbashkët kundër “gjuhës së urrejtjes”

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 23:54
Facebook

Facebook, iTunes dhe Spotify hoqën nga platformat e tyre qindra publikime të InfoWars, markës Jones dhe teoricienit të komplotit Alex Jones. 

Në një deklaratë të publikuar nga Apple theksohet se publikimet e Alex Jones dhe InfoWars janë hequr nga iTunes dhe aplikacionet e rrjedhës së transmetimit. Ndër të tjera në deklaratë është përdorur shprehja se “nuk tregohet tolerancë ndaj gjuhës së urrejtjes”.

Po ashtu edhe Facebook ka njoftuar se ka hequr nga platforma e saj faqen e InfoWars për shkak të “gjuhës së urrejtjes”. Spotify, shërbimi për të dhënat dhe rrjedhën e muzikës ka deklaruar për BBC-në se ka hequr nga listat e rrjedhës së publikimeve “The Alex Jones Show”.

Në anën tjetër gjithashtu edhe Spotify, shërbimi për të dhënat dhe rrjedhën e muzikës ka deklaruar për BBC-në se ka hequr nga listat e rrjedhës së publikimeve “The Alex Jones Show”.

Alex Jones, i cili kritikohet në masë për shkak të teorive se qeveria e Washingtonit ka planifikuar sulmet e 11 korrikut, ai gjithashtu kishte pretenduar se kanë qenë aktorë, fëmijët të cilit u deklaruan se kishin humbur jetën në sulmin e kryer në vitin 2012 ndaj shkollës fillore Sandy Hook, shkruan atsh.

Edhe YouTube në muajin korrik hoqi 4 video nga kanali i Jones i cili ka më shumë se 2,4 milionë ndjekës. Jones në disa prej videove të hequra kritikonte emigrantët muslimanë që shkojnë në Evropë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...