Facebook vjen me rregulla të reja për llogaritë me ndikim

Teknologji

Facebook vjen me rregulla të reja për llogaritë me ndikim

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 17:52
Ilustrim

Facebook së shpejti do të bëjë disa ndryshime në llogaritë më me ndikim që të verifikojnë se a janë vërtetë  ata që thonë se ata janë.

Rregullat e reja do të kërkojnë faqe në Facebook me një “audiencë të madhe” për të verifikuar adresën e tyre të shtëpisë ose ndryshe do të ndalohen nga publikimi i posteve të reja, njoftoi kompania të premten.

Kompania ka në plan të fillojë njoftimin e llogarive përdoruese të Facebook-ut sot.

Kur Facebook shënon një llogari që duhet të kalojë përmes këtij procesi shtesë autorizimi, mbajtësit e llogarive do të kenë disa javë për të siguruar provën e adresës së tyre në Facebook dhe për të mundësuar vërtetimin me dy faktorë në llogari.

Pasi të verifikohet, përdoruesit do të jenë në gjendje të shohin vendin ku administratorët e faqes gjenden në çdo faqe të dhënë.

“Qëllimi ynë këtu është që ta bëjmë më të vështirë administrimin e një faqe me një llogari të rrejshme”, thotë drejtoresha për marketing në Facebook, Emma Rodgers, për ndryshimet.

Facebook nuk është duke thënë se sa e madhe duhet të jetë audienca e një faqeje për të shkaktuar rishikimin shtesë, por Rodgers thotë për momentin që kompania është duke u përqendruar në llogaritë, audienca e të cilëve është kryesisht në SHBA.

Përveç kësaj, lloje të caktuara të llogarive do të përjashtohen nga rregulli: faqe që tashmë janë verifikuar, ose që kanë një “marrëdhënie të menaxhuar” me Facebook (dmth. një ekip shitësish që punon drejtpërdrejt me kompaninë).

Instagram do të zbatojë gjithashtu ndryshime të ngjashme “në javët e ardhshme”, sipas Facebook.

Ky veprim është vetëm mënyra më e fundit që rrjeti social po përpiqet të kufizojë faqet që drejtohen nga llogari të dyshimta që përhapin keqinformimin.

Më parë, Facebook implementoi mjete që i lejonin njerëzit të shohin reklama për një faqe të caktuar. Tani, po përpiqet të parandalojë rrethanat që lejojnë llogaritë e mbështetura nga Rusia për të ngritur një fushatë ndikimi për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA.

Më e rëndësishmja, ndryshimi në të vërtetë mund të ndihmojë Facebook të kufizojë shtrirjen e faqeve të drejtuar nga llogari të rreme.

Nuk është e qartë kur ose nëse rrjeti social mund t’i zgjerojë këto rregulla të reja në faqet jashtë SHBA-së, por Rodgers thotë se kompania planifikon të mësojë nga procesi fillestar para se të shkojë përpara në vende të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat