Facebook do të fillojë të tregojë lokacionin prej nga menaxhohen faqet në këtë platformë - Bota Sot
Facebook do të fillojë të tregojë lokacionin prej nga menaxhohen faqet në këtë platformë

Teknologji

Facebook do të fillojë të tregojë lokacionin prej nga menaxhohen faqet në këtë platformë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Njerëzit që menaxhojnë faqe të Facebookut që kanë ndjekës amerikanë, tani duhet të bëjnë një hap më shumë për të verifikuar identitetin e tyre, sipas një njoftimi të bërë nga kjo kompani sot.

Tani, nëse menaxherët dëshirojnë të postojnë në faqen e tyre, ata së pari duhet të kompletojnë një “proces të autorizuar” ku përfshihet autentifikimi dy-faktorësh si dhe konfirmimi i shtetit në të cilin gjenden.

Menaxherët të cilët duhet të autorizojnë llogaritë e tyre do të pranojnë një njoftim gjatë këtij muaji, thonë nga Facebook.

Ata nuk do të lejohen të postojnë në faqet e tyre deri të kompletojnë këtë proces.

Informacioni do të shtohet te një kategori e re, e quajtur “Njerëzit që menaxhojnë këtë faqe”, ku të gjithë ndjekësit mund ta shohin se prej cilit vend menaxhohet faqja.

Edhe pse ky tipar do të shfaqet tani për tani vetëm te faqet që kanë numër të madh të audiencës nga SHBA, duket se kjo shumë shpejt do të shtohet te të gjitha faqet në gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...