“Google” publikon listën e blerësve më të mëdhenj të reklamave elektorale - Bota Sot
“Google” publikon listën e blerësve më të mëdhenj të reklamave elektorale

Teknologji

“Google” publikon listën e blerësve më të mëdhenj të reklamave elektorale

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Në prag të zgjedhjeve amerikane, të ashtuquajtura të mesmandatit, “Google” vendosi që të njoftojë qytetarët për ata që paguajnë dhe sa paguajnë për të publikuar reklama politike në platformën e tij.

Këto informacione mbahen në një seksion të raportit mbi transparencën të “Google”, që me këtë risi i përshtatet asaj që kanë bërë në qershor “Facebook” dhe “Twitter”.

Kjo lëvizje vjen në kuadër të hetimit “Russiagate”, që ka përfshirë tri kompanitë e teknologjisë për shkak të reklamave të paguara nga një kompani ruse e prodhimit të njoftimeve të rreme, shpesh herë për të influencuar presidencialet në SHBA në fund të vitit 2016.

“Objektivi i Google është që të japë informacione që ndihmojnë të gjithë të kuptojnë më mirë si funksionon propaganda politike në internet”, lexohet në këtë raport.

Këto të dhëna lidhen me hapësirat për reklama elektorale që blihen në SHBA që nga 31 maji i kaluar deri tani.

Në krye, me një shpenzim prej 629 500 dollarësh në më pakë se tre muaj, është “Trump Make America Great Again Committee”, një organizatë që mbledh fonde për presidentin Donald Trump dhe zëvendësin e tij, Mike Pence.

Më pas vijojnë organizatat jo fitimprurëse si “One Nation” (440 300 dollarë) dhe “Planned Parenthood Federation Of America” (341 600 dollarë). /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...