Adoleshenti vjedh të dhëna private nga shërbimet e Apple - Bota Sot
Adoleshenti vjedh të dhëna private nga shërbimet e Apple

Teknologji

Adoleshenti vjedh të dhëna private nga shërbimet e Apple

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Një adoleshent nga Australia arriti të hakojë rrjetin e Apple disa herë, dhe në muajt e fundit ai vodhi 90 GB të dhëna private.

Sipas Age nga Australia, ai ishte në gjendje të heqë të dhënat e mbrojtura dhe llogaritë e klientëve, ndërsa në rrjet ka hyrë përmes një softueri rreth të cilit nuk janë dhënë informacione. Gjithashtu, nuk dihet se në cilën pjesë të rrjetit ka hyrë.

Ai u përpoq të fshijë të gjitha gjurmët, edhe pse inspektorët që punuan shumë për të zbuluar kryerësin gjatë një bastisje në shtëpinë e tij gjetën të gjitha të dhënat e vjedhura që u ruajtën nën emrin "hayk hack hack". Gjatë këtij aksioni u konfiskuan dy laptopë, një telefon dhe një hard disk.

Adoleshenti pranoi fajin, por tha se këtë e kishte bërë ‘nga dashuria, pasi ai e admironte Apple”, në të cilën ëndërron të punojë. Dënimi ndaj tij do të shqiptohet muajin e ardhshëm.

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që Apple është në shënjestër nga hakerët. Siç dihet, sulmet ndaj llogarive iCloud të individëve përsëriten vazhdimisht përmes phishing, kur u botuan fotografi të zhveshura të grave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat