Dyqani i Apple evakuohet për shkak të "nxehjes" së baterisë së iPad - Bota Sot
Dyqani i Apple evakuohet për shkak të "nxehjes" së baterisë së iPad

Teknologji

Dyqani i Apple evakuohet për shkak të "nxehjes" së baterisë së iPad

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:05
Tableti u vendos në një kuti të mbushur me rërë, e cila eliminoi kërcënimin potencial.

Bateria e mbinxehur në tabletin e iPad ka çuar në evakuimin e klientëve brenda shitores Apple në Amsterdam.

Tableti u vendos në një kuti të mbushur me rërë, e cila eliminoi kërcënimin potencial.

Incidenti ndodhi mbrëmë sipas kohës lokale dhe zjarrfikësit lokalë dolën në vendin e ngjarjes. Problemi u zgjodh shpejt dhe sot punonjësit dhe klientët janë lejuar të kthehen në dyqan.

Bateritë litium-jon mund të jenë ende të rrezikshme në situata të caktuara. Ekziston mundësia e shpërthimit ose ndezjes, nëse mbinxehja ose rrjedhja nuk është menjëherë e dukshme.

Më parë, kishte incidente të mbinxehjes së baterive në dyqanet e Apple, njëra prej të cilave ndodhi në fillim të këtij viti në Cyrih.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...