Propaganda terroriste, BE paralajmëron padi për kompanitë e teknologjisë - Bota Sot
Propaganda terroriste, BE paralajmëron padi për kompanitë e teknologjisë

Teknologji

Propaganda terroriste, BE paralajmëron padi për kompanitë e teknologjisë

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:24
Financial Times raporton se legjislacioni aktualisht po hartohet nga ligjvënësit e BE, të cilët kanë humbur durimin me paaftësinë e firmave për të rregulluar politikat e tyre.

Bashkimi Evropian po konsideron ligje të reja që do të detyronin kompanitë e teknologjisë si Facebook dhe YouTube që të fshijnë propagandën terroriste nga platformat e tyre brenda gjashtëdhjetë minutave ose të përballen me gjoba.

Financial Times raporton se legjislacioni aktualisht po hartohet nga ligjvënësit e BE, të cilët kanë humbur durimin me paaftësinë e firmave për të rregulluar politikat e tyre.

Duke folur për FT, komisionari i BE për sigurinë, Julian King, tha se Brukseli "nuk kishte parë progres të mjaftueshëm" për këtë çështje dhe ishte i gatshëm të merrte "veprime më të forta për të mbrojtur më mirë qytetarët."

Legjislacioni për çështjen u miratua në mars, i kompletuar me të njëjtin afat prej një ore, për kompanitë që të fshijnë përmbajtjen terroriste pasi ajo të jetë shënuar.

Megjithatë, këto ishin vetëm udhëzime vullnetare dhe legjislacioni që po diskutohet aktualisht do të përfshinte gjoba për firmat që nuk e përmbushin këtë objektiv.

Çdo legjislacion, pasi të jetë shpallur në mënyrë të plotë, duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe shumica e shteteve të BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...