Britania ndërton sistem satelitor në vlerë 3 miliardë funta

Teknologji

Britania ndërton sistem satelitor në vlerë 3 miliardë funta

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 17:55
Ilustrim

Britania e Madhe do të fillojë punën në sistemin e vet të navigacionit satelitor në përgjigje të projektit Galileo të Bashkimit Evropian.

Ajo vendosi të ndërmarrë këtë veprim, pasi sipas Reuters, qasja e saj në inteligjencën konfidenciale mund të kufizohet pas Brexit.

Galileo është një sistem satelitor i financuar nga BE me vlerë dhjetë miliardë euro dhe është një përgjigje ndaj Sistemit Global të Pozicionimit të SHBA (GPS).

Ministri britanik i Financave Filip Hammond miratoi 100 milionë funte për të hulumtuar sistemin satelitor që do të ngrihet pas Brexit.

Reuters thotë se Komisioni Evropian tashmë ka filluar të përjashtojë Britaninë nga punimet e klasifikuara në Galileo.

Sistemi satelitor i BE filloi të ndërtohet në vitin 2003 dhe duhet të përfundojë në vitin 2020.

BE ka njoftuar më parë se Britania do të jetë në gjendje të përdorë sinjalin e hapur të Galileos, por ekziston një mundësi që ushtria britanike të ndalohet nga përdorimi i kanaleve të koduara kur Galileo të jetë gati të punojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat