Facebook “zhduk” zyrtarët ushtarakë të Mianmarit nga rrjeti social

Teknologji

Facebook “zhduk” zyrtarët ushtarakë të Mianmarit nga rrjeti social

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Pas raportit të OKB-së, që fshikulloi drejtuesit më të lartë ushtarakë të Mianmarit, ndaj të cilëve kërkon të hetohet për gjenocid, ndaj tyre ka marrë masa edhe rrjeti social më i përdorur në botë, Facebook.

Këtë të hënë, drejtues të Facebookut kanë njoftuar se kanë fshirë llogaritë e disa zyrtarëve të caktuar ushtarakë të Mianmarit nga rrjeti social, si dhe një llogari nga Instagrami, duke parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e “urrejtjes dhe keqinformimit”, pas një procesi rishqyrtimi të përmbajtjeve të publikuara prej tyre.

“Specifikisht kemi bllokuar 20 individë dhe organizata të Mianmarit nga Facebook, përfshi këtu gjeneralin e lartë Min Aung Hlaing, komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, si dhe rrjetin televiziv Myaëady të ushtrisë”, shkruhet në komunikatën e Facebookut.

“Në total kemi fshirë 18 llogari në Facebook, një në Instagram dhe 52 faqe në Facebook, të cilat ndiqeshin nga thuajse 12 milionë njerëz”, vijon më tej njoftimi i rrjetit social.

Rrjeti më i madh i medies sociale në botë tha gjithashtu se kishte hequr 46 faqe dhe 12 llogari të tjera personale, për përfshirje në një sjellje të koordinuar joautentike në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat