Japoni, Sony nuk rregullon më pajisjet PlayStation 2

Teknologji

Japoni, Sony nuk rregullon më pajisjet PlayStation 2

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 22:48
Sony PlayStation 2

Sektori japonez i Sony-t ka ndërprerë riparimet për konsolat PlayStation 2.

Në fund të qershorit, kompania shpalli një njoftim për pronarët japonezë të PS2 me një afat kohor për të kërkuar një riparim të fundit nëse pajisjet e tyre të vjetra kishin nevojë. Konsumatorët kishin kohë deri më 31 gusht që të plotësonin një aplikacion për shërbimin pas shitjes, dhe ata tani kanë afat deri më 7 shtator për të çuar pajisjet e tyre për rregullim.

Njoftimi i Sony për ndërprerjen e shërbimit të PlayStation 2 është përditësuar për të treguar se kërkesat nuk pranohen më. Nga tani e tutje, pronarët e PS2 në Japoni do të duhet të shkojnë diku tjetër nëse duan të rregullojnë konsolën më të shitur në histori të video-lojrave.

PlayStation 2 doli në treg më 4 mars 2000, pikërisht në Japoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat