Aplikacioni Facebook po hiqet gjithmonë e më shumë nga celularët - Bota Sot
Aplikacioni Facebook po hiqet gjithmonë e më shumë nga celularët

Teknologji

Aplikacioni Facebook po hiqet gjithmonë e më shumë nga celularët

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 08:25
Aplikacioni Facebook

Facebook-u po zhduket gjithmonë e më shumë në mesin e të rinjve dhe zhgënjimi me platformën kryesore të mediave sociale po shtrihet edhe te përdoruesit më të vjetër.

Sipas të dhënave të reja nga Qendra Kërkimore e Pew, që përfshin përdoruesit e Facebook-ut të moshës 18 vjeç e lart, 42% e atyre që janë anketuar, kanë marrë “pushime” nga rrjeti social për “disa javë ose më shumë” gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, një e katërta e të anketuarve thanë se e kanë fshirë plotësisht aplikacionin celular nga telefonat e tyre.

Sondazhi i Pew u krye mes 29 majit dhe 11 qershorit, kohë kur skandali i privatësisë së Cambridge Analytica të Facebook ishte ende i freskët në mendjen e përdoruesve. Por është një shenjë alarmuese që tregon se njerëzit kanë një shije të keqe në gojën e tyre nga Facebook-u pas disa muajsh duke dëgjuar rreth ndërhyrjeve në zgjedhje, fushatave të keqinformimit dhe praktikave të diskutueshme të moderimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...