Të dhënat, Facebook investon 1 miliard dollarë në Singapor - Bota Sot
Të dhënat, Facebook investon 1 miliard dollarë në Singapor

Teknologji

Të dhënat, Facebook investon 1 miliard dollarë në Singapor

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 13:35
Facebook

Gjiganti i internetit amerikan Facebook njoftoi sot se planifikon të investojë 1,02 miliard dollarë për qendrën e ruajtjes së të dhënave në Singapor, i cili do të jetë i pari i kësaj kompanie në Azi dhe i 15-ti në botë.

Rryma për qendrën, e cila pritet të nisë punën rreth vitit 2022 do të sigurohet nga energjia e ripërtërirë, ndërsa objekti do t’i përshtatet klimës tropikale në Singapor.

Aty do të vendosen serverët e gjigantit teknologjik amerikan dhe shërbimet e tij teknike, tha për media Thomas Farlong, nënpresident i Facebookut për të dhëna të qendrës.

Objekti prej 170.000 metrave katrorë do të ketë 11 kate dhe do të jetë i projektuar që të jetë rezistues ndaj temperaturave të larta në Singapor me sistemin e ri të ftohjes, i cili përdorë ujë dhe jo ajër, dhe do të adaptohet ndaj lagështirës.

Facebook filloi të merrte pjesë në zhvillimin e infrastrukturës së vet, në mënyrë që të përshtatej më mirë me nevojat dhe për të rritur sigurinë e të dhënave.

Kompania, e cila kishte 2.23 miliardë përdorues aktivë në fund të qershorit, zgjodhi Singaporin për infrastrukturën e saj solide, një forcë punëtore të kualifikuar dhe një klimë të favorshme investimi.

Google, gjithashtu, ndërtoi dy qendra të të dhënave në Singapor dhe sapo ka njoftuar se po planifikon të ndërtojë edhe qendrën e tretë, me një investim total prej 850 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...