Samsungu patenton unazën e mençur

Teknologji

Samsungu patenton unazën e mençur

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 12:45
Samsung Electronics e paraqiti kërkesën për patentim në organizatën WIPO për produktin "Pajisje e elektronike dhe metoda për përcaktimin e orientimit të pajisjes"

Më 20 shkurt, Samsung Electronics e paraqiti kërkesën për patentim në organizatën WIPO për produktin "Pajisje elektronike dhe metoda për përcaktimin e orientimit të pajisjes".

Patenta u miratua më 23 gusht 2018 dhe e përshkruan një metodë për përdoruesit e cila e mundëson kontrollimin e pajisjes me ndihmën e gjesteve të dorës. Përdoruesit thjesht duhet ta bartin një unazë të mençur.

Unaza e mençur përbëhet nga një sensor për prekje dhe një sensor për inercion, nga të cilat sensori i dytë është 9 aksësh dhe në mënyrë precize mund ta përcaktojë se cilat lëvizje bëhen. Vetë unaza i ka 12 zona të ndjeshme ndaj prekjes dhe mund të bartet në cilindo gisht në të dyja duart. Gjithashtu është e mundur të përdoren disa unaza.

Me ndihmën e drejtimit, valëvitjes, fërkimit, rrotullimit ose përdredhjes së gishtit/gishtave, përdoruesit mund t’i kontrollojnë pajisjet si televizori. Unaza e mençur mund të përdoret gjithashtu për kontrollimin e zërit, kontrolleve të sigurisë ose kontrollimin e ndriçimit. Ndërfaqja e përdoruesit e unazës do të rregullohet varësisht nga lëvizja e skrollit (vertikalisht ose horizontalisht).

Përveç të gjithave që u përmendën më lart, unaza e mençur e Samsungut mund të përdoret gjithashtu për aplikimet VR. Gishtat individualë mund të shfaqen në një mjedis virtual, duke ofruar funksione krejtësisht të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat