Modelet e reja të iPad me port USB tip C

Teknologji

Modelet e reja të iPad me port USB tip C

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 20:06
iPad

Analisti Ming-Chi Kuo ka njoftuar parashikimet e tij për ngjarjen e Apple, e cila do të mbahet më 12 shtator dhe disa prej vërejtjeve të tij janë mjaft interesante.

Ai beson se iPhone 6.1-inch do të quhet iPhone Xr dhe do të jetë në dispozicion në treg në fund të shtatorit ose tetorit.

Çfarë është interesante, Kuo sugjeron që iPad Pro do të kalojë në lidhjen USB Type C dhe ngarkuesi do të rritet nga 12W në 18W. Modelet e reja të iPhone do të vazhdojnë të përdorin portet Lightning, dhe Apple do t'i dërgojë ato me ngarkuesa 5W.

Mbetet për t'u parë se çfarë do të paraqesë Apple në këtë ngjarje dhe çfarë do të shpallë në formë të një deklarate për shtyp ose thjesht postim në faqen e saj të internetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat