Sulmi i hakerëve ndaj Facebook'ut, 5 milionë evropianë të prekur

Teknologji

Sulmi i hakerëve ndaj Facebook'ut, 5 milionë evropianë të prekur

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 23:41
Facebook

Cënimi i fundit i sistemit të sigurisë i zbuluar nga rrjeti social Facebook ka prekur rreth 5 milionë europianë, nga 50 milionë llogari të ekspozuara pas një gabimi në siguri, njoftoi sot komisionerja europiane për drejtësinë, Vera Jourova.

Ky mosfunskionim, që u zbulua të enjten sipas drejtuesit të rrjetit social Mark Zuckerberg i ka lejuar hakerëve të kenë akses në informacionin mbi profilet e përdoruesve (emrat, gjinia, qyteti …), përcjell Atsh.

“Unë do të di më shumë në orët apo ditët në vijim rreth këtij defekti në rrjet, por mund të them se pesë milionë europianë janë prekur nga 50 milionë në total, që është një shifër e pabesueshme’’, u shpreh Jourova, e intervistuar në një takim europian në Luksemburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat