Katër marka të telefonave të vjetër që shiten deri në 1 mijë euro

Teknologji

Katër marka të telefonave të vjetër që shiten deri në 1 mijë euro

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Telefonat e vjetër mobilë shpesh përfundojnë në bërllok sapo të blihet një model më i ri, por pas këtij lajmi mendoni dy herë para se të veproni në mënyrë të tillë.

Sigurisht, me smartfonët, telefonët e vjetër janë zhdukur nga përdorimi.

Por, disa modele klasike mund të ju shërbejnë ende, madje ata mund të kushtojnë më shumë sesa smartfonët sot.

Nokia, Samsung, Motorola, mund të shiten deri në 1,000 euro dhe kjo vlen për disa nga modelet e vjetra të këtyre smartfonëve, sipas Fenix-Magazine

Nokia 8800 ishte një model i vërtetë luksoz kur u fut në treg në vitin 2005 dhe sot çmimet shkojnë deri në 1000 euro.

Edhe Nokia 8810 në eBay varësisht nga shkalla e viteve, ndryshon deri në disa qindra euro. Në vitin 1998, ai ishte modeli i parë me antenën e vendosur në shtëpizë. Nëse pajisja juaj është ende në gjendje të arsyeshme, mund t’ju sjellë rreth 300 euro.

Samsung Matrix SPH-N270 – nuk është saktësisht telefoni më i bukur mobil që kompania jugkoreane ka prodhuar. Në eBay, modeli i vitit 2003 vlen qindra euro. Vlera për pajisjen origjinale duhet të jetë shumë më e lartë.

Motorola V3 Dolce & Gabbana – një telefon me palosje në edicionin Dolce & Gabbana është me vlerë 200 euro, pavarësisht moshës dhe kushteve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat