Elon Musk konfirmon: Tuneli i parë i kompanisë lansohet në dhjetor

Teknologji

Elon Musk konfirmon: Tuneli i parë i kompanisë lansohet në dhjetor

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 09:53
Tuneli i parë i kompanisë Tesla

CEO i Tesla dhe SpaceX Elon Musk tha të dielën në Twitter  se kompania e tij Boring Company, e cila synon të ulë koston e ndërtimit të tuneleve të tranzitit me shpejtësi të lartë, ka përfunduar pothuajse tunelin e tyre të parë.

Tuneli do të hapet më 10 dhjetor, shkroi Musk në Twitter, dhe thuhet se do të operoj nën Hawthorne, në zonën e Los Anxhelosit.

Musk ka thënë më parë se kompania e tij për tunelim “filloi si një shaka” dhe pranoi se projekti mund të dështonte.

Musk ka qenë relativisht i heshtur në lidhje me përparimin e kompanisë, dhe ka përdorur disa forma publiciteti për të financuar testimin dhe zhvillimin e projektit.

Në Maj, Musk tha se sistemi i ardhshëm i tunelimit, i quajtur “Loop”, do të kushtonte 1 dollarë për udhëtar.

Kompania gjithashtu ka premtuar planet për të pasur sistemet e udhëtimit me shpejtësi të lartë midis qyteteve të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat