7 vende që janë të fshehura në Google Maps

Teknologji

7 vende që janë të fshehura në Google Maps

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 11:11
Janë disa vende në botë të cilat Google nuk i lejon përdoruesit që t’i shohin

Google Maps është njëra nga teknologjitë më të mira në botë e krijuar nga Silicon Valley.

Aty mund të eksplorohet e gjithë bota pa u larguar fare nga komoditeti i shtëpisë.

Megjithatë janë disa vende në botë të cilat Google nuk i lejon përdoruesit që t’i shohin.

Baza ajrore Volker, Holandë - Sipas disa dokumenteve të lansuara nga Wikileaks, SHBA këtu fsheh 22 bomba nukleare që nga koha e Luftës së Ftohtë

Roses, Spanjë – Besohet se është bazë ajrore e SHBA-së

Taipei, Taiwan – Byroja e sigurisë Kombëtare të Taiwanit

Izrael – Edhe pse nga larg shihet, kur të afrohet pothuajse i gjithë vendi bëhet i paqartë e nuk mund të vërehen as ndërtesat mirë për shkak të rezolucionit të dobët

Geilenkirchen, Gjermani – Bazë ajrore e NATO-s

Los Dolores, Spanjë – Nuk dihet arsyeja e fshehjes së këtij vendi

Kufiri SHBA-Meksikë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat