Trondit shefi i Apple: Zoti më ka bërë një dhuratë të madhe, jam gej

Teknologji

Trondit shefi i Apple: Zoti më ka bërë një dhuratë të madhe, jam gej

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 21:17
Tim Cook

Tim Cook, shefi i Apple, u bë drejtori i parë i një kompanie të madhe që doli hapur si homoseksual dhe në një intervistë për CNN ai thotë se është i lumtur për vendimin e tij të para 4 viteve.

“Jam shumë krenar. Jam gej dhe kjo është dhurata më e bukur e Zotit për mua”, u shpreh Tim Cook.

Orientimi seksual i tij ishte folur gjerësisht edhe pse Cook nuk e kishte konfirmuar publikisht.

“E pranova publikisht pasi fillova të merrja mesazhe histori nga fëmijët që lexonin “online” se isha homoseksual. Nga fëmijë që thonin se ishin braktisur, dhunuar ose abuzuar për shkak të orientimit seksual”, shpjegoi Cook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat