“Google Discover” fillon të shfaqet në ballinën e gjigantit teknologjik

Teknologji

“Google Discover” fillon të shfaqet në ballinën e gjigantit teknologjik

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 14:53
“Google Discover”

Tipari i ri i Google, i quajtur “Discover” ka filluar të shfaqet në ballinën e makinës së kërkimeve në SHBA.

Ky tipar i ri shton një numër të madh informacionesh nën boksin google.com për përdoruesit të cilët qasen në të nga smartfonët në këtë shfletues.

Image

Në shërbimin e ri të Google, shfaqen lajme, tema, moti, e rezultate të lojërave e gjëra që ju interesojnë njerëzve në bazë të historisë së kërkimeve të tyre.

Ky përditësim është jashtëzakonisht i madh për ueb faqen me trafikun më të madh në botë, të cilët historikisht e kanë mbajtur ballinë shumë të pastër, me vetëm një shirit ku shkruan Google e një boks për të shkruar përdoruesit atë se çfarë kërkojnë.

“Google Discover” tani për tani është e qasshme vetëm në SHBA nga shfletues si ‘Chrome’ e ‘Safari’ e në të dy sistemet operative mobile, ‘iOS’ e ‘Android’, ndërsa shumë shpejtë pritet të lansohet për të gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat